Si rregull, flokët e para gri shfaqen tek njerëzit pas të 30-ave. Nëse gjeni këto fije grin ë flokët tuaj më herët, mund të konsiderohet “plakje” e parakohshme.
Mënyra më e shpejtë për të hequr qafe këto qime të bezdisshme është të lyhet. Por për fat të keq, brenda pak javësh, rrënjët tona do të rriten dhe flokët gri do të shfaqen sërish.
Në këtë artikull, ne do t’ju tregojmë për disa metoda që do t’ju ndihmojnë të fshihni flokët gri pa i lyer:
Ndryshoni anën me të cilën i mbani flokët. Zakonisht flokët bëhen me thinja në mes ose anash kështu që në qoftë se i ktheni nga e kundërta ato nuk do ju duken. Gërshetat: janë një mënyrë e mirë.
Nëse flokët tuaj janë të gjatë, ju mund të mbuloni fijet tuaja gri me disa gërsheta ose një. Aksesorët e kokës: janë një zgjidhej shumë e mirë jo vetëm për ti mbuluar thionjat por dhe për tu dukur më bukur. Krehja me volum: Mos i mbani flokët ngjitur pas koke, por krihini ato më shumë volum dhe thinjat tuaja dio të fshihen. Por ju që ende nuk keni arritur deri këtu për fat të mira mund ti parandaloni thinjat në këtë mënyra: Mos i shkulni ato sepse do të dalin përsëri dhe do të shtohen, mos pini duhan, mungesa e vitaminës B12 mund të shkaktojë thinja të parakohshme.
Shumë njerëz mendojnë se flokët gri shfaqen për shkak të stresit. Shkencëtarët nuk kanë gjetur ndonjë fakt që mund të provojë ende këtë teori. Por stresi ndikon në trupin tonë në një mënyrë vërtet të keqe, prandaj rekomandohet që të mbani qetësi dhe mos u shqetësoni për gjërat e vogla.