“Si të frenosh pa shtypur frenat”, ishte kjo deklaratë e bërë pak muaj më parë nga Rudina Magjistari, e cila u bë meme në rrjet.
Por a mund të frenohet vërtetë pa shtypur frenat? Këtë përgjigje e ka dhënë vetë Rudina Magjistari, e cila ka rrëfyer sekretin për “Piranjat”, emisioni më i ndjekur në Shqipëri i drejtuar nga Florian Binaj dhe Arilena Ara.
Agjenti i “Piranjave” Altin Tufa, ka marrë zgjidhjen e kësaj dileme të madhe nga vetë Rudina Magjistari, e cila ka thënë se mjafton që të ulësh shpejtësinë dhe makina frenon vetë.
Por superskuadra e “Piranjave” nuk e ka lënë me kaq, ka vijuar në praktikë, duke sjellë disa mënyrë shumë interesante dhe epike për të ndaluar makinën por gjithmonë pa shtypur frenat./abcnews.al