Shëtisni
Po kërkoni të rrisni nivelet e endorfinës dhe serotoninës? Kalimi i kohës jashtë, në rrezet e diellit, është një mënyrë e shkëlqyer për ta bërë këtë.
Kryeni aktivitet fizik
Aktiviteti i rregullt fizik nuk ndikon vetëm tek endorfina. Ai mund të rrisë gjithashtu nivelet e dopaminës dhe serotoninës.
Qeshni
Sigurisht, e qeshura nuk do të trajtojë problemet shëndetësore, por mund të ndihmojë në lehtësimin e ndjenjave të ankthit ose stresit dhe të përmirësojë humorin duke rritur nivelet e dopaminës dhe endorfinës.
Gatuani dhe shijoni një vakt të preferuar me miqtë tuaj
Disa ushqime mund të kenë gjithashtu një ndikim në nivelet e hormoneve:
- ushqime pikante, të cilat mund të nxisin lirimin e endorfinës
- kos, fasule, vezë, mish me përmbajtje të ulët yndyre dhe bajame, të cilat janë të lidhura me çlirimin e dopaminës
- ushqime të pasura me triptofan, të cilat ndikojnë në rritjen e niveleve të serotoninës
- ushqime që përmbajnë probiotikë
Provoni suplementet
Ekspertët që studiojnë efektet e suplementeve kanë gjetur rezultate të ndryshme, por kujdes duhet më parë të flisni me mjekun tuaj.
Dëgjoni muzikë
Dëgjimi i muzikës që ju jep emocione mund të rrisë prodhimin e dopaminës në tru.
Meditoni
Nëse jeni njohur me meditimin, mund të dini tashmë për përfitimet e tij të shumta shëndetësore – nga përmirësimi i gjumit deri te ulja e stresit.
Planifikoni një mbrëmje romantike
Kjo mund të ndihmojë në rritjen e oksitocinës duke ju bërë të ndiheni të lumtur apo edhe euforikë.
Përkëdheli kafshët
Kjo është një mënyrë e shkëlqyer për të rritur nivelet e oksitocinës.
Bëni një gjumë të mirë të natës
Të fjeturit 7-9 orë çdo natë mund të ndihmojë në rivendosjen e ekuilibrit të hormoneve në trupin tuaj.
Menaxhoni stresin
Të jetosh me stres kronik ose të përballesh me ngjarje shumë stresuese të jetës mund të shkaktojë rënie në prodhimin e dopaminës dhe serotoninës.
Bëni masazh
Studimet tregojnë se masazhi ndikon pozitivisht në të 4 hormonet e lumturisë.