Si ta mbani shtëpinë të freskët në ditët e nxehta

Kondicionerët dhe ventilatorët janë pajisjet kryesore elektrike që funksionojnë në një shtëpi në ditët e nxehta të verës.

Megjithatë, për shkak se nuk mund të punojnë gjatë gjithë ditës dhe për shkak se funksionojnë më mirë kur temperatura në shtëpi nuk është shumë e lartë, ka zgjidhje të tjera për ta mbajtur shtëpinë sa më të freskët në ditët e nxehta.

Përdorni perdet dhe blindat me mençuri: Duke e mbajtur diellin jashtë shtëpisë, mund të zvogëloni sasinë e nxehtësisë që hyn brenda. Përdorni perde, blinda ose mbulesa në dritaret që janë të ekspozuara ndaj diellit gjatë orëve të pikut.

Rregulloni përdorimin e pajisjeve elektrike: Pajisjet elektrike gjenerojnë nxehtësi që mund të rrisë temperaturën e shtëpisë. Mundohuni të përdorni pajisje elektrike si furrat dhe hekurat gjatë orëve më të freskëta.

Një zgjidhje tjetër e mirë është vendosja e bimëve të larta jashtë dritares, madje edhe më mirë bimët ngjitëse si dredhka apo ndonjë pemë që prodhon gjeth të fortë. Do të ulë pak temperaturën edhe nëse nuk e prisni.


Shtuar 1.08.2023 15:39