Si ta bëni xheloz ish-in tuaj sipas shenjës së tij astrologjike

Nëse doni ta çmendni ish partnerin, ja çfarë të bëni sipas shenjës astrologjike që ai ka.

Dashi. Bëjeni xheloz duke shkuar për pushime me një grup miqsh dhe sigurohuni që me ju të jetë edhe dikush që ai ka menduar se mund ta keni tradhtuar. Ai do e urrejë faktin që ju po argëtoheni pa të dhe nga ana tjetër do urrejë edhe faktin që ai që ka pasur inat është pranë jush.

Demi. Bëjeni xheloz duke mos e treguar trishtimin. Demat mendojnë se janë më të mirët dhe se ndarja me ta mund t’iu bëjë të bini në depresion, madje se do ju luteni për rikthim. Provojini atij të kundërtën. Dilni bëni shopping, ndryshoni modelin e flokëve, sitilin e veshjes dhe do e lini me gojë hapur.

Binjakët. Bëjeni xheloz duke e injoruar tërësisht. Meshkujt binjakët nuk duan të jenë vetëm dhe nuk ju pëlqen as që dikush t’i injorojë. Nëse nuk do i flisni më dhe do bëni sikur nuk e shikoni, ai do rijë gjithë kohës duke kërkuar arsyen.

Gaforrja: Bëjeni xheloz duke ruajtur kontaktet me familjen e tij. Nëse ka ndonjë motër dilni më të dhe flisni sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Kjo do e bëjë atë të çmendet sidomos nëse i flisni edhe të ëmës. Gaforret janë të lidhur me familjen dhe bëhen xhelozë nëse ish partnerja ruan një marrëdhënie të mirë me ta.

Luani. Bëjeni xheloz duke dalë me dikë që është më i mirë se ai. Luanët mendojnë se janë perfektë dhe nëse ju sheh se shoqëroheni me dikë më lart se ai do i lëndohet egoja e tepruar e do duket si inferior.

Virgjëresha. Bëjeni xheloz duke flirtuar me miqtë e tij. Meshkujt e shenjës së virgjëreshës e çmojnë shumë besnikërinë dhe nuk duan që miqtë e tyre të kenë të bëjnë më ish-in që ata kanë pasur. Nëse ju mundoheni të qëndroni miq me miqtë e tij do e tërboni atë dhe do e bëni posesiv.

Peshorja: Bëjeni xheloz duke shkuar nëpër vende që i keni frekuentuar bashkë dhe tregoni një pamje fenomenale. Peshoreve nuk ju pëlqejnë përballjet dhe ndihen keq kur shohin me një pamje fantastike atë që kane lënë.

Akrepi. Bëjeni xheloz thjesht duke ekzistuar. Meshkujt akrepa ndihen xheloze për çdo gjë që bëni, kudo që shkoni, çdo gjë që shikoni.

Shigjetari. Bëjeni xheloz duke udhëtuar në vende ekzotike dhe duke shpërndarë çdo moment të lumtur nëpër rrjetet sociale. Tregoni se tashmë jeni të lira dhe mund të bëni çdo gjë që dëshironi.

Bricjapi. Bëjeni xheloz duke punuar fort e duke hedhur hapa para në karrierë. Bricjapët janë punëtorë dhe duan të arrijnë gjithnjë e më shumë në jetën profesionalë. Tregojini ish-it tuaj se keni me shumë sukses se ai dhe keni për ta bërë xheloz.

Ujori. Bëjeni xheloz duke dalë me miqtë e duhu u argëtuar. Ujorëve nuk ju pëlqen rutina dhe mërziten të qëndrojnë në një vend. Duke ju parë ju të dilni e t’ia kaloni mirë do ndihen shumë xhelozë.

Peshqit. Bëjeni xheloz duke bërë gjërat që atij i pëlqejnë. Shkoni të shihni koncertet që ai i ka ëndërruar, muzetë e preferuar apo çdo gjë tjetër dhe shpërndani foto në rrjetet sociale. Ai do mërzitet dhe do bëhet xheloz që ju ka humbur.


Shtuar 24.07.2022 15:11