Si sot 72 vite më parë lindi aktori i njohur, e gjeni dot se për cilin bëhet fjalë (FOTO LAJM)

27 janar 1950, lindi aktori dhe regjizori i mirënjohur Agim Qirjaqi, e kujtojmë me nderim e respekt.

Aktori dhe regjisori i njohur i skenës shqiptare, ndërroi jetë në 28 mars të vitit 2010 në moshën 59 vjeçare. Agim Qirjaqi vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë ku mjekët kishin konstatuar se aktori vuante edhe nga tumori në kocka, ndërsa edhe veshkat i ishin rënduar së tepërmi nga azotemia. Ai u lind në Kolonjë në vitin 1950 dhe kreu studimet në Akademinë e Arteve në Tiranë. Shumë shpejt u bë i njohur nëpërmjet filmave “Rrugë të bardha” i Viktor Gjikës, “Lulëkuqet mbi mure” i Dhimitër Anagnostit, etj. Me këtë të fundit fitoi çmimin e parë në Festivalin II të Filmit, në vitin 1977. Punoi si regjisor në TVSH, ku realizoi shumë telefilma, mes të cilëve edhe filmin artistik “Dorina” (1980). Gjatë kësaj kohe vazhdoi të punojë intensivisht në filma, duke qenë i preferuar nga shumica e regjisorëve shqiptarë. Agim Qirjaqi ka dhënë mësim mjeshtrinë e aktorit, në Akademinë e Arteve, përvojë të cilën e vazhdoi edhe pas rikthimit në Teatrin Kombëtar, në 1981. Në  periudhën 2002-2003 ka qenë drejtor i Teatrit Kombëtar.

Filmografia
Kronikë provinciale (2009)
I dashur armik – (2004)….Ethemi
Parullat – (2001)….Drejtori i Shkollës
Colonel Bunker – (1998)

Dasma e Sakos – (1998)
Vik timat e Tivarit (1996)
Nata e dymbëdhjetë – teatër-komedi
Misioni përtej detit – (1988)… Jani Koço
Stolat në park – (1988)….Aleksi

Rrethi i kujtesës – (1987) Doktori shqiptar
Tela për violinë – (1987)….. Muço, Kryetar i Komisionit
Apasionata – (1983)…. Profesor Jani
Në prag të lirisë – (1981)…. Zoti Bardhi
Agimet e stinës së madhe – (1981) Astriti, i dërguari i Partisë

Skëterrë 43 – (1980)…. Profesori
Radiostacioni – (1979) Shkrimtari
Dimri i fundit – (1976) Oficeri gjerman

Lulëkuqet mbi mure – (1976)……Drejtori i Shkollës
Përballimi – (1976)….Areto
Rrugë të bardha – (1974)…. Profesori

 

Shtuar 27.01.2022 09:47