Si po e ndihmon SHBA-ja Ukrainën?

Në fjalimin e tij virtual në Kongresin e SHBA pak kohë më parë, Presidenti Zelensky falënderoi ligjvënësit për mbështetjen e tyre teksa bëri thirrje për më shumë ndihmë në javët e ardhshme.

Le të hedhim një vështrim se si SHBA e ka ndihmuar Ukrainën deri më tani:

  • SHBA dhuroi ​​rreth 350 milion dollarë (267 milion £) në armë në fillim të konfliktit. Dërgesat e armëve në Ukrainë gjatë vitit të kaluar, tre gjithsej, vlejnë më shumë se 1 miliard dollarë.
  • Të martën, Presidenti Biden do të angazhoI 800 milion dollarë të tjera ( 611 milion £) për një raund të ri ndihme ushtarake, duke përfshirë raketa antitank dhe sisteme kundërajrore.
  • Kësti i fundit vjen nga një paketë ndihme humanitare, e sigurisë dhe ekonomike prej 13.6 miliardë dollarësh (10.4 miliardë £) e miratuar javën e kaluar për Ukrainën nga Kongresi.
  • Agjencia e SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), një agjenci e pavarur federale, ka ofruar më shumë se 100 milionë dollarë ( 76 milionë £) në ndihmë humanitare dhe ndihma kritike.