500 mijë pula ngordhën në Durrës, çfarë paralajmëroi eksperti një javë më parë dhe thirrja për qytetarët

500 mijë pula kanë ngordhur në Durrës. Mësohet se ato kanë ngordhur për shkak të sëmundjes së laringotrakeit infektiv. Burime bëjnë me dije se pulat e ngordhura janë të tri pularive të mëdha, Aiba, Reas dhe Ovital. Mësohet se Reas dhe Ovital kanë mbetur pa asnjë pula, ndërsa tek Aiba kanë ngordhur 30 mijë.

Por një javë më parë, i ftuar në ABC Live, Drejtori i Zonave të Mbrojtura në Korçë, Iljon Thanasi paralajmëroi banorët duhet që të bëjnë kujdes pasi pritej rreziku për përhapjen e gripit të shpendëve.

Ai ka bërë thirrje banorëve që të mos prekin me dorë asnjë shpend të ngordhur që mund të shikojnë në liqen, por të njoftojnë menjëherë autoritetet përkatëse.

“Jemi shumë të rrezikuar që grip të vijë dhe në Shqipëri. Pelikani në pjesën greke filizon në pjesën greke dhe është i përqendruar në atë pjesë. Duke qenë se popullata është e përqendruar në Prespën Greke nuk kemi pas pelikanë të ngordhur në anën tonë. Në këtë moment ndodhen aty dhe aty janë gjetur dhe të ngordhur. Tre vendet Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut kanë marrë masat që duhen. Të gjithë banorët e Prespës nëse shikojnë një pelikan të ngordhur ose ndonjë shpend tjetër të ngordhur në liqen nuk duhet që ta prekin por duhet që të kontaktojnë administratën e parkut ose administratën e zonave të mbrojtura në Korçë”, ka thënë ai./albeu.com/