Si në filma, autoblindi me para sulmohet në mes të autostradës (VIDEO)

Një ngjarje e frikshme është regjistruar në Afrikën e Jugut, ku persona të armatosur kanë sulmuar një mjet të blinduar që transportonte para.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një autostradë në Cape Town.

Grabitësit arritën të shpërthenin blindin me eksploziv dhe rrëmbyen prej tij pjesën më të madhe të parave, duke lënë të plagosur shoferin dhe shoqëruesit e tij.

Më pas, sikur të mos mjaftonte kjo, shoferët që kishin mbetur të bllokuar në mes të rrugës nga kjo ngjarje, dolën nga mjetet e tyre dhe filluan të rrëmbenin të gjitha paratë e mbetura në makinën e blinduar.

Në pamje shihen dhjetëra njerëz të cilët mbushin xhepat dhe bluzat me sasi të mëdha kartmonedhash.

Policia bën me dije se deri tani ka arrestuar 2 persona për sulmin, ndërsa pjesëtarët e tjerë të bandës janë larguar me paratë./albeu.com/


Shtuar 19.01.2022 19:49