“Si mbijetuan” videot e vrasjes së Xhuvanit? Lala: Njëra nga pamjet është siguruar nga celulari i Hoxhës

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar më shumë detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur më 21 prill të një viti më parë. Sipas saj, videot e vrasjes janë siguruar nga dy burime të ndryshime. Njëra është filmuar nga telefoni i Arjan Hoxhës, përgjegjës i sigurisë  për shtabin elektoral  të subjektit politik Partia Demokratike për qarkun Elbasan. Ndërsa burimi tjetër nuk dihet.

“Ka shumë pak materiale për këtë çështje. Një nga videot është siguruar nga telefoni i Arjan Hoxhës. E ka konfirmuar zyrtarisht në dosjen gjyqësore. Videoja tjetër nuk thuhet se ku është marrë në dosjen hetimore,”-tha gazetarja Lala.

Personi që mbeti viktimë, Pjerin Xhuvani shihet fillimisht mes dy grupeve, në përpjekje për t’i ndarë që konflikti të mos përshkallëzohej. Në një çast të dy grupet futen pas një prej mjeteve të ndodhura në vendin e ngjarjes, e kris arma! Xhuvani rrëzohet në tokë i pajetë, ndërsa në vendin e ngjarjes mbërrin efektivja e forcave “Shqiponjave” me motorrin e saj, por rrëzohet direkt në tokë sepse plagoset me armë zjarri.

Në ngjarjen në fjalë u plagosën dhe dy persona të tjerë. Poas hekurave për këtë krim të rëndë qëndron Arbër Paplekaj, seancat për të cilin shtyhen njëra pas tjetrës. Gjashtë efektivë janë pezulluar pas ketij krimi që përgjaku zgjedhjet e 25 prillit.

Shtuar 7.10.2022 15:01