Si kurrë më parë, ambasadorja amerikane pozon mes luledeleve (FOTO LAJM)

Ditën e sotme, ambasadorja Yuri Kim ndodhet në një vizitë jozyrtare në Gjirokastër ku ka vizituar vendet më të njohura të këtij qyteti.

Ndryshe nga herët e kaluara, këtë radhë e zhveshur nga “petku” zyrtar, ambasadorja ka publikuar foto mes luleve dhe qytetarëve.

“Ditë magjike në Gjirokaster, me një vizitë në kala dhe Kishën e Fjetjes së Theotokos në Labovë e Kryqit. Pjesa më e mirë ishte fotografimi nga miqtë e rinj në Pazarin e Vjetër!” shkruan Kim.


Shtuar 28.03.2021 11:46

Tags: