Si i parashikoi mandatet, Rama nxjerr videon: Pak relaks post-elektoral (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë një video në rrjetin social Facebook ku para se të fitonte zgjedhjet, parashikonte fitoren e mandateve.

Në video shfaqet kryeministri, i cili mbi tavolinë bëri llogaritë se Partia Socialiste do të dalë fituese në zgjedhje me 74-78 mandate.

“Këtu ka mundësi të bëjnë ndonjë gol ata,” ka thënë Rama atëherë, duke iu referuar veriut në qarqet, Shkodër, Dibër, Kukës dhe Lezhë. Këto qarqe u arritën të merren nga opozita.

“Pak relaks post-elektoral”, shkruan Rama krahas videos së publikuar, ku duket optimist që i kanë dalë llogaritë. /albeu.com/


Shtuar 28.04.2021 15:42