“Piranjat” të moderuar nga Arilena Ara dhe Florjan Binaj, këtë të diel kanë trajtuar një temë mjaft interesante: Sa i zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor shqiptarët dhe si i kanë marrëdhëniet me gjobat.
Për të realizuar këtë temë tejet interesante ka menduar agjenti më i ri i “Piranjave” Visi, i cili ka zbritur vetë në terren për të pyetur shoferët.
Siç edhe i dëgjoni shoferët janë të ndarë në mendime, ka nga ata që bien dakord me gjobat që marrin për shkak të shkeljes së qarkullimit rrugor, por ka dhe nga ata të cilët i kanë “halë në sy” policët.