Një episod i rrallë ka ndodhur pas takimit mes Borussia Dortmund dhe Koln në Bundesliga.
Ai që e ka pësuar ka qenë kapiteni i verdhezinjve, Matts Hummels. Në momentin që delegacioni i klubit gjerman po nisej për t’u kthyer në Dortmund, askush nuk e vuri re që mbrojtësi i njohur mungonte në autobus.
Ai u harrua në stadium dhe sipas “Sport Bild”, Hummels u shtang kur mësoi që të gjithë ishin larguar. 32-vjeçari u detyrua të kthehej i vetëm për në qytetin e tij.