Si do të nis muaji mars, qytetet që do ta presin PRANVERËN me dëborë

Një sistem vranësirash të dukshme do të shfaqen mbrëmjen e sotme në teritor, ku më i fuqishëm do të vazhdojë gjatë ditës së shtunë. Fillimisht reshjet do të shfaqen në jug dhe zonat lindore të vendit, për të përfshirë gjithë territorin gjatë orëve të vona të të shtunës, në të gdhirë dita e diel.

Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë dhe graduale gjatë mëngjesit, por nuk ndodh e njëjta gjë në mesditë ku temperaturat varjojnë në 15-17 gradë.

Gjatë ditës së diel dhe të hënë priten kthjellime të dukshme, por të hënën priten reshje dëbore në zonat malore. Bëhet fjalë për disa centimetra, 5-7 cm dëborë në zonat e Kukësit, Pukës, por kryesisht nga Librazhdi deri poshtë në Bilisht. Ku lindja dhe juglindja do të marrë reshjet më të dukshme të dëborës, bën me dije meteorologia Tanja Porja.

Pra dita e parë e pranverës për këtë viti do të pritet nga dëbora në këtë zona të lartpërmendura, por e marta dhe dita e parë e marsit pritet të jetë pa reshje, por me vranësira të pranishme./albeu.com/


Shtuar 25.02.2022 20:49