Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur nga selia e PD-së ku po zhvillonte një mblëdhje, pyetjes së gazetarëve për marrëdhëniet që do të kishte PD me SHBA dhe BE nëse ky i fundit zgjidhej në krye të kësaj force politike.
Berisha është shprehur se nesë ai do të zgjidhej në krye të PD-së, marrëdhënit me SHBA dhe BE do të forcoheshin gjithnjë e më shumë.
“Në qoftë se unë zgjidhem në krye të Partisë Demokratike, orientimi pro SHBA-ve dhe pro NATO-s do njohë konsolidim të paparë. Gjithçka që është arritur deri më sot është vepër e saj. Nuk lëviz kurrë nga këto parime”, është shprehur Berisha./albeu.com/