Si dështuan operacionet për arrestimin e Ervis Martinajt? Gazetari plas “bombën”, zbulon se kush e dekonspironte Gledis Nanon

Kriminalizimi në Policinë e Shteti dhe se si mund të rikthehet besimi te qytetarët, ishte tema e diskutimit në emisionin “Breaking” të moderatores Dafina Hysa.

Gazetari Igli Çelmeta, theksoi se deri më sot i vetmi Drejtor Policie, që ka tentuar të ndajë policinë nga politika është Gledis Nano.

Çelmeta theksoi se qëllimi i Nanos ishte që duke ndarë policinë nga ndikimi politik, ta ndante edhe nga ndikimi kriminal, pasi sipas tij krimi dhe politika në Shqipëri janë të lidhura ngushtë.

Gazetari tregoi disa raste kur operacionet e Gledis Nanos për arrestimin e Ervis MArtinajt dështonin njëri pas tjetrit, kjo për shkak se ato dekonspiroheshin nga vartësit e tij.

Në rastin ku ka qenë Drejtor Policie, Gledis Nano, ka patur dekonspirime operacionesh. Ishte i vetmi Drejtor Policie, që donte ta bënte Policinë e Shtetit, ta ndante Policinë e Shtetit nga politika. Nëse policia e Shtetit ndikohet nga politika, atëhere do të jetë e ndikuar edhe nga krimi, sepse politika ka lidhje të drejtëpërdrejtë me krimin. Në rastin e fushatës zgjedhore, ato dejtues policie që bënë fushatë për MInistrat e Brednshëm, kushdo qofshin, marrin edhe poste drejtuese, sepse vlerësohen me votat që marrin për politikanët. Në momentin që politikanët bëhen njësh me krimin në raste zgjedhjesh, atëherë edhe Policia e Shtetit kriminalizohet bashkë me krimin, si dhe nrastin e fundit siç ishte rasti i Drejtorit të Operacionales, Olti Bistri, i cili u jepte informacione personazheve të botës së krimit. Ndërkohë që Gledis Nano bënte i vetëm operëacione për ta arrestuar Ervis Martinajn, dekonspirohej nga Drejtues të tjerë të policisë të cilët i kishte poshtë vetes”, u shpreh Çelmeta.

I pranishëm në studio ishte edhe ish-drejtuesi i policisë, Krenar Ahmetaj, i cili tregoi se prej omentin që është larguar nga forcat e Policisë, jeton në Gjermani, ku jo pak herë ka punuar edhe si shofer kamioni.


Shtuar 15.09.2023 23:05