“Shumica po njeh pakicën”, Bumçi: Për hir të bashkimit i themi Alibeajt qëndro kryetar dhe pse nuk je i tillë

Grupi Parlamentar i PD-së zhvilloi ditën e sotme një mbledhje e cila zgjati rreth 1 orë. Gjatë mbledhjes deputetja Albana Vokshi i kërkoi Alibeajt që t’i dërgojë letë Kuvendit për 5 deputetët e përjashtuar, për tu cilësuar pjesë e Grupit Parlamentar të PD.

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Aldo Bumçi i ftuar në “Radarin Informativ” në Abc me gazetaren Juli Xhokaxhi u shpreh se Alibeaj bashkë me Bashën përfaqësojnë pakicën në PD.

Bumçi tha se për hir të bashkimit shumica po i thotë Alibeajt të qëndrojë si kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së.

Bumçi: Alibeaj bashkë me Bashën përfaqësojnë pakicën e vërtetuar më 11 dhjetor dhe në 6 mars. Ata si pakicë nuk mund të marrin vendime për shumicën. Shumica ku është? Nuk ka njeri në Shqipëri që nuk e di se shumica është këtu ku është Sali Berisha. Nuk është vendim Grupi Parlamentar përjashtimi i Berishës. Në momentin që do bashkim ne që jemi shumicë po të njohim po themi për hir të bashkimit qëndro kryetar grupi dhe pse nuk je i tillë. Mbaj mendimin tënd. Nuk je me Berishën, shumë mirë, voto dikë tjetër. Ai thotë Berisha është i përjashtuar. Nga kush është i përjashtuar? Vendimi i Bashës është nul, nuk mundet kryetari të përjashtojë deputetët.

Xhokaxhi: Të dyja palët akuzojnë njëra tjetrën se po i shërbejnë Ramës. Në favor të kujt shkon kjo?

Bumçi: Mbledhje grupi janë bërë. Nuk ka qëndrim më Pro bashkimi se sa kur shumica njeh pakicën. Për çfarë bashkimi flet Alibej kur thotë që Berisha është i përjashtuar. Kujt i shërben ky kur thotë që Berisha është i përjashtuar. Më vjen shumë keq, por çdo njeri i qëndron vendimeve të tij. Nuk mund të mbahet peng opozita shqiptare. Si mund t’i thotë pakica shumicës je i përjashtuar. Ne i themi je kryetar për hir të bashkimit, ai thotë je i përjashtuar. Demokratët e shpëtuan PD. Po mos kishin dalë në atë stadium nuk do kishte më PD.

Më 10 janar 2022 me vendim të kryesisë së PD me në krye Lulzim Bashën, u përjashtuan Sali Berisha, Flamur Noka, Luan Baçi, Albana Vokshi dhe Edmond Spaho./abcnews.al/


Shtuar 21.04.2022 20:15