Shtyhet sërish seanca ndaj Saimir Tahirit, ish-ministri kërkon ulje të dënimit

Ditën e sotme në Gjykatën  e Elbasanit ishte planifikuar të zhvillohej seanca ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Por seanca është shtyrë sërish dhe shkak është bërë mungesa e njërit prej avokatëve mbrojtës të Tahirit.

Gjykata e Elbasanit ka nën juridiksion burgun e Lushnjes, ku Tahiri po vuan dënimin me tre vite e katër muaj burg.

Ish-minsitri i ka kërkuar Gjykatës që të njohë kohën kur ka qenë në shërbim prove.

Nëse kjo kërkesë pranohte, Saimir Tahirit do t’i ulet 1 vit e 6 muaj burg. /Albeu.com/


Shtuar 10.02.2023 11:03