Shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit Tahiri

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore mdaj ish-ministrit, Saimir Tahiri, i cili është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg për përfshirje në trafikun e drogës.

Burime për Albeu.com bëjnë me dije se shkak i shtyrjes së seancës gjyqësore është mungesa e prokurorit.

Gjykata e Elbasanit ka nën juridiksion burgun e Lushnjës, ku Tahiri po vuan dënimin me tre vite e katër muaj burg.

Tahiri kërkon që t’i njihen ditët e paraburgimit dhe lehtësirat nga qëndrimi atje. Nëse kjo kërkesë pranohet, Saimir Tahirit do t’i ulet 1 vit e 6 muaj burg./albeu.com/