Shtyhet seanca plenare e Kuvendit, dita kur do të mbahet

Seanca plenare e Kuvendit është shtyrë për ditëne martë më datë 16.03.2021, ora 10:00. Ky njoftim u dha nga faqja e Kuvendit, online.

Më tej në njoftim, theksohet se gazetarët dhe kamerat nuk do të marrin pjesë por do të lejohen në oborrin e Sallës së Seancave Plenare.

NJOFTIMI

Të nderuar kolegë, Ju njoftoj se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e martë, datë 16.03.2021, ora 10:00. (Urdhër nr. 14, datë 11.03.2021, i Kryetarit Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.) Procedurat e transmetimit do të jenë të njëjtat me ato të seancave të mëparshme: makinat do të hyjnë dhe sinjalin do ta marrin nga RTSH. Ju lutem, kujdesuni që të jenë vetëm makinat që janë të akreditura. Gazetarët dhe kamerat nuk do të hyjnë në sallë, por do të lejohen vetëm në oborrin e Sallës së Seancave Plenare, në vendin e caktuar për shtypin. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, mund të më shkruani për çdo nevojë për mbështetje apo sqarim. Faleminderit!


Shtuar 14.03.2021 15:32

Tags: