Është shtyrë seanca për Arbër Paplekaj, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, në prag të zgjedhjeve parlamentare në vitin 2021 në Elbasan.
Shkak i shtyrjes së seancës, është bërë mungesa e prokurorit të çështjes Gent Xholi. Prokurori ka njoftuar gjykatën se do mungojë për një hall personal.
Sot në seancë priteshin konkluzionet e palëve.
Gjykata raportoi Anila Hoxha, deklaroi se seanca nuk mund të zhvillohet në mungesë të prokurorit. Seanca u la në datën pesë qershor
Arbër Paplekaj është dënuar me 22 vite burg. Ngjarja ndodhi në lagjen “5 Maj” të qytetit të Elbasanit. Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë aktivisti i Partisë Socialiste, Pjerin Xhuvani ndërsa të plagosur mbetën një efektive policie Xhensila Sota, edhe tre persona të tjerë.
Përplasja me armë ndodhi për shkak të zgjedhjeve. Në vendin e ngjarjes mbërriti më pas nëndrejtori i Policisë së Elbasanit, Abert Nushi dhe disa efektivë të Shqiponjave. Pas mbërritjes së policisë, në vendngjarje erdhi edhe një automjet me simpatizantë të PS-së.
Në këtë moment ka nisur edhe shkëmbimi i zjarrit mes palëve. Pak minuta pas ngjarjes u vetëdorëzua në policia ish-efektivi i RENEA-s Arbër Paplekaj, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë ndaj Xhuvanit gjatë shkëmbimit të zjarrit. Ky i fundit ka thënë vazhdimisht se ka qëlluar për vetëmbrojtje.