Shtohet frika, Kosova kërkon bazë të përhershme ushtarake dhe anëtarësim në NATO

Nisur nga situata aktuale mes Rusisë dhe Ukrainës, Kosova i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës vendosjen e një baze të përhershme ushtarake në vend si dhe anëtarësim të përshpejtuar në NATO.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ministri i Mbrojtjes në vend Armend Mehaj shprehet se dy kërkesat e parashtruara janë nevojë e menjëhershme “për garantimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.”

Shtetet e Bashkuara kanë tashmë 635 ushtarë në vendin fqinj për të ruajtur paqen në Kosovë si pjesë e një misioni paqeruajtës të NATO-s.

Më tej në postimin e tij, Mehaj u bën thirrje vendeve anëtare të NATO-s, që të mos hezitojnë në njohjen e realitetit shtetëror të Republikës së Kosovës.

“Kjo është koha që të gjitha kombet e përgjegjshme të mos përjashtojnë askënd në vizionin e përbashkët dhe para së keqes së përbashkët. Kosova dhe populli i saj, në këtë kohë, të sfidës së përbashkët, si gjithmonë, qëndrojmë fuqishëm së bashku me ju në anën e duhur të historisë. Gjithashtu, është koha të ripërsëris edhe tani, kërkesën time adresuar aleatëve tanë të pazëvendësueshëm, SHBA-së, për vendosjen e Bazës së Përhershme Ushtarake të Forcave Amerikane, si garancë e plotë e paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë.”


Shtuar 27.02.2022 21:54