Shtetasi shqiptar kapet në Rodos/ Trafikonte kokainë, heroinë dhe kanabis

Autoritetet në Rodos kanë vëzhguar një shtetas shqiptar, 40-vjeçar, i cili ishte përfshirë në trafikimin e kokainës, heroinës dhe kanabisit në këtë ishull. Shtetasi shqiptar është kapur duke transportuar një çantë të mbushur me drogë kur po shkonte në shtëpinë e tij.

Gjatë kontrollit i janë gjetur 156,7 gramë kokainë, kanabis i papërpunuar me peshë 644,8 gramë dhe një peshore precize, në vendstrehimin e jashtëm dhe në banesën e 40-vjeçarit.

Ndaj 40-vjeçarit u krijua një dosje për mbajtje , ruajtje dhe trafikim të lëndëve narkotike , e cila u dërgua në Prokurorinë e Rrethit Rodos.

Po ashtu po hetohen dhe dy persona të tjerë të cilët rezultuan se punonin me 40-vjeçarin dhe disa ditë më parë kishin marrë thasë me drogë të cilat i kishte lënë në koshin e plehrave në afërsi të banesës së tij.


Shtuar 18.02.2024 18:21