Të përfshirë në kartelin e drogës, kush janë shqiptarët e arrestuar në Itali

Policia italiane i ka dhënë fund një karteli droge që vepronte në Catania, i përbërë nga dy grupe kriminale, kolumbianë dhe shqiptarë.

Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar një sasi prej 365 kg marijuanë dhe kokainë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Cocorito” i cili u zhvillua nga polica ekonomike dhe financiare e Catanias u arrestuan 13 persona, prej tyre dhe 4 shqiptarë.

Shqiptarët e arrestuar janë:

Viktor Dalipaj , lindur në Shqipëri, 46 vjeç;

Petraq Troka , i njohur si “Pietro”, lindur në Shqipëri, 33 vjeç;

Juljan Hoxhaj , i njohur si “Juli”, lindur në Valona (Shqipëri), 29 vjeç;

Indrit Karafili , i njohur si “Endri”, lindur në Shqipëri, 34 vjeç;

Grupi i dytë kriminal ishe i përbërë nga Sebastiano Lombardo, Salvatore Litteri dhe Gioeli Musumeci, të cilët merrin drogën nga shqiptarët dhe më pas e shisnin në Katania.


Shtuar 25.05.2021 11:50