Joe Biden do të rikandidojë sërish për president në vitin 2024 në SHBA.
Në një postim në Twitter, zëdhënësja e Shtëpsië së Bardhë, Karin Jean –Pierre konfirmoi synimin e Joe Biden për të rikandiduar për president në vitin 2024.
“Për të qënë të qartë, presidenti e ka thënë disa herë: ai synon të rikandidojë në vitin 2024”, ka shkruar zëdhënësja në postimin e saj,
Biden është tashmë presidenti më i vjetër në historinë e SHBA-së, nëse ai do të rizgjidhet në vitin 2024, ai do të jetë 82 vjeç në kohën e marrjes së postit dhe 86 vjet në fund të mandatit të tij të dytë.