Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha se presidenti amerikan Joe Biden nuk ka në plan të udhëtojë në Ukrainë këtë javë, ndërsa ai shkon në Evropë për samite të parakohshme urgjente.
“Udhëtimi do të përqendrohet në vazhdimin e tubimit të botës në mbështetje të popullit ukrainas dhe kundër pushtimit të Ukrainës nga presidenti Putin, por nuk ka plane për të udhëtuar në Ukrainë”, shkroi ajo në Twitter.
We will have additional details of @potus trip to Europe to announce later today. The trip will be focused on continuing to rally the world in support of the Ukrainian people and against President Putin’s invasion of Ukraine,
but there are no plans to travel into Ukraine.— Jen Psaki (@PressSec) March 20, 2022
Në emisionin “State of the Union” të CNN-it, ambasadorja e SHBA-së në OKB Linda Thomas-Greenfield hodhi dyshime të mëdha mbi mundësinë që presidenti Joe Biden të vizitojë Ukrainën këtë javë kur të shkojë në Evropë.
Kujtojmë se Petro Poroshenko, ish-presidenti i Ukrainës, I kërkoi ditën e djeshme Bidentit të vizitonte Ukraninën në shenjë solidariteti. Por, siç duket, Biden nuk do të shkojë./albeu.com