Shtatë arsye pse mushkonjat ju pickojnë juve dhe jo shokun tuaj!

Në çdo grup pushimesh verore ka njerëz që vuajnë nga pickimi i vazhdueshëm i mushkonjave, por ka edhe nga ata që nuk e dinë se çfarë do të thotë të mos ndalosh së kruari nga pickimi i këtij insekti përbindësh. Pra, çfarë i bën këta njerëz të parezistueshëm ndaj mushkonjave?

1. Mushkonjat tërhiqen pas rrobave me ngjyrë, kryesisht të kuqe dhe blu.

2.Hulumtimet kanë zbuluar se njerëzit me grupin e gjakut O janë dy herë më tërheqës për mushkonjat sesa ata me grupin e gjakut A, ndërsa ata me grupin B të gjakut janë diku në mes.

3. Mushkonjat mund ta ndjejnë dioksidin e karbonit nga 48 metra larg. Kështu, sa më shumë njeriu të nxjerrë frymën, aq më tërheqës bëhet.

4. Duket se mushkonjat kanë një nuhatje të mirë për aromat e tjera përveç dioksidit të karbonit dhe mund të lokalizojnë “viktimat” e tyre përmes acidit laktik, acidit urik, amoniakut dhe përbërësve të tjerë të sekretuar në djersë.

5. Hulumtimet kanë treguar se lloji dhe sasia e baktereve të pranishme në lëkurën e një personi mund të luajë një rol në tërheqjen e mushkonjave. Lëkura jonë ka mikrobiomën e saj, e cila gjithashtu krijon një aromë të veçantë.

6. Gratë shtatzëna mund t’i përkasin kategorisë së njerëzve që në asnjë rrethanë nuk duan të pickohen nga mushkonja, por e vërteta është se disa lloje insektesh tërhiqen veçanërisht nga gratë shtatzëna.

7. Mushkonjat kanë një preferencë të veçantë për birrën, pra për njerëzit që pinë shumë birrë.


Shtuar 24.06.2023 22:35