Në muajin që kur Moska pushtoi Ukrainën, ajo ka humbur rreth 15,800 ushtarakë.
Lajmin e bëri të ditur Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Të lidhura
None found
Shtabi shtoi se rusët humbën gjithashtu 530 tanke, 1,597 automjete të blinduara, 108 avionë, 124 helikopterë dhe 50 dronë, thuhet në një postim në Facebook .
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës shtoi se të dhënat po përditësohen dhe nuk mund të verifikohen për shkak të armiqësive intensive./albeu.com/
