“Shqipëria nuk është shteti i 51-të i SHBA-ve”, Berisha hedh dyshime për Sandër Lleshajn

Ish-Kryeministri Sali Berisha  i ftuar në  “Opinion” ka folur  lidhur me shpalljen non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Berisha tha ndër të tjera se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë synuar të influencojnë në përcaktimin e emrit të presidentit shqiptar, ndërsa pohoi më herët se Shqipëria nuk është shteti 51-të i SHBA.

Pjesë nga biseda në studio  

Berisha: Unë nuk e pranoj Shqipërinë me guvernator. Shqipëria nuk është shteti i 51-të i SHBA, se nuk e pranojnë Shtetet e Bashkuara edhe sikur të duan shqiptarët. Shqipëria mund të eci, jo duke përcaktuar presidentinn . Nëse kërkohet me caktue presidentin…

Fevziu: Si ta caktojnë?

Berisha: Me i marr presidentin….

Fevziu: Metën nuk e kanë caktuar amerikanët!

Berisha: A nuk u bë përpjekje e madhe për Sandër Lleshin. Shqipëria mor zotni duhet të eci me forcat e veta. /albeu.com/


Shtuar 20.05.2021 21:54