Një 49-vjeçar, me origjinë shqiptare, është shpallur në kërkim nga Policia greke, pasi të dielën, pas mesnate, ka goditur me thikë bashkëshorten e tij 41-vjeçare, e cil ka ndërruar jetë në spitalin e Zakynthos.
Sipas ERT, autori pas një grqka rrahur rëndë gruan e tij dhe më pas ka arritur ta godasë me thikë disa herë në gjoks dhe në qafë.
Gruaja fatkeqe ka ndërruar jetë pak pasi u dërgua në spital. Çifti ka tre fëmijë, dy të mitur, dhe një djalë të rritur që jeton jashtë Zakynthos.
Departamenti i Policisë së Zakynthos ka nisur një aksion për kapjen e autorit./albeu.com