Shqiptari vret gruan në Itali për motive xhelozie, 31-vjeçarja nënë e 4 fëmijëve (EMRAT)

Një ngjarje e rëndë u raportuar dy ditë më parë në Itali, ku një shqiptar tentoi të mbyste gruan e tij pas një debati.

Pasi pa seriozitetin e situatës ai lajmëroi menjëherë ambulancën dhe gruaja u dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Të lidhura

None found

Por mediet italiane bëjnë me dije se Etleva Bodi, 31 vjeç nuk ka mundur t’ia dalë dhe ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme.

31-vjeçarja, nënë e 4 fëmijëve ndërroi jetë pas dy dite agonie në spitalin e Savonës.

Selami Bodi, 41 vjeç është bashkëshorti i të ndjerës.

Lexo edhe: Shqiptari tenton të mbysë bashkëshorten në Itali, gruaja në gjendje të rëndë

Sipas asaj që është rikonstruktuar deri më tani nga policia, Etleva dhe bashkëshorti i saj kanë pasur një debat të dhunshëm gjatë natës të së premtes për arsye xhelozie.

Gruaja ndodhej në dhomën e saj dhe po fliste në telefon.

I shoqi e kishte dëgjuar duke folur, hapi derën dhe i vuri duart në fyt duke u përpjekur ta mbyste.

Më pas, kur kuptoi se 31-vjeçarja nuk merrte më frymë, ai vetë bëri thirrje për ndihmë. Katër fëmijët e çiftit, të moshës nga 5 deri në 11 vjeç, po flinin në dhomat e tyre.

Pas mbi një orë përpjekje, punonjësit e shëndetësisë që kanë shkuar me shpejtësi në vendngjarje kanë arritur ta ringjallin gruan, por gjendja e saj ishte kritike. E transferuar në spital me kodin e kuq, zemra e saj pushoi së rrahuri pas 48 orësh.

Bashkëshorti i viktimës, pa precedentë penalë, u transferua në burgun Marassi (Xhenova), i akuzuar për vrasje të rëndë për  shkaqe të parëndësishme. Ai do të merret në pyetje në ditët në vijim./albeu,com


Shtuar 30.10.2023 08:56