Një 54-vjeçar me origjinë shqiptare ka goditur dhe plagosur rëndë gruan e tij brenda shtëpisë së tyre në Kalidë të Greqisë.
Ata jetojnë në katin e dytë të një pallati, dhe gjatë ushtrimit të dhunës ndaj bashkëshortes së tij, fqinjët kanë dëgjuar ulërimat. Ata menjëherë kanë lajmëruar policinë dhe autori është arrestuar tashmë.
Të lidhura
None found
Policia e ka gjetur gruan e 54-vjeçari shtrirë në tokë, të plagosur rëndë në kokë dhe rrethuar nga një pellg me gjak.
Gruaja u transportua në spital, ndërsa autori do të dalë përpara prokurorisë./albeu.com
