Një shqiptar në Amerikë, pronar i një restoranti në Wisconsin është bërë lajm në mediat amerikane pasi ka kërkuar një shpërblim të majmë për një statujë gjeli.
Pasi zbuloi se statuja e gjelit ishte zhdukur, pronari i restorantit, Artan Shabani, vendosi të ofrojë një shpërblim për kthimin e statujës: 1.000 dollarë dhe një vakt falas.
Shabani i tha Fox News se ai zbuloi se gjeli ishte vjedhur kur një nga klientët e tij të rregullt pyeti nëse ai e kishte hequr qafe statujën.
“Kështu që unë shkova te dera dhe sigurisht pashë që ishte zhdukur,” tha Shabani.