Shqiptari kapet në Itali me 2 milion euro “mall”, si u sekuestruan 14 kg kokainë

Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar me 14 kilogramë kokainë në Itali.

Sipas burimeve, i riu, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, u arrestua në autostradën e Parmës.

Ai qëndronte në Mariano Comense, një zonë në Como, por operonte në zonën e Leço-s.

31-vjeçari ishte në ndjekje prej kohësh nga autoritetet dhe është kapur në autostradë pasi në makinë i janë gjetur 11 kilogramë kokainë të ndarë në disa pako.

Pas kontrollit në shtëpinë e tij u gjetën edhe 3 kilogramë të tjera kokainë. 30-vjeçari u vu menjëherë në pranga dhe është dërguar në një burg në Parma. Nëse droga do të shitej në treg, hetuesit besojnë se tregtarët do arrinin fitime deri në 2 milionë Euro./albeu.com/