“Koka” e bandës së grabitësve të vilave, prangoset 33 vjeçari shqiptar në Itali

Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane.

Ai dyshohet se ishte kreu i një bande grabitësish që operonte kryesisht në zonat e Firences, Pizës dhe Pistoias.

Sipas informacioneve 33-vjeçari është arrestuar në Prato.

Gjykata ka vendosur të lë të burg të riun, ndërsa disa ditë më parë në pranga kanë rënë edhe disa shqiptarë të tjerë, të cilët dyshohen se i përkisnin të njëjtit grup. Grupi në fjalë është i implikuar për të paktën 12 grabitje.

Ata shenjestronin kryesisht vilat dhe banesat ku qëndronin të moshuarit. Shqiptarët hynin në këto shtëpi përmes dritareve apo duke thyer dyert kryesore me forcë e më pas grabisnin bizhuteri ose para./albeu.com/