Falsifikonte dokumente dhe karta identiteti, arrestohet shqiptari në Itali

Policia italiane ka bërë të mundur arrestimin e një shqiptari i cili ishte në kërkim ndërkombëtar.

Shqiptari kishte falsifikuar formularët e aplikimit për lëshimin e pasaportave si dhe kartave të identitetit në periudhën 2010-2012.

Ai u arrestua mbi akuzën për falsifikim dokumentesh dhe u dërgua në burg ndërkohë pritet edhe dalja e tij para gjykatës./albeu.com