Një prej emisioneve më të ndjekura në vendin tonë “Për’puthen”, ka vazhduar rrugëtimin e tij “On tour” në qytete të ndryshme të Shqipërisë për edicionin e radhës në sezonin e ardhshëm.
Ashtu si e kemi pare këto kohë në çdo qytet ish-konkurrentët janë pritur me brohoritje nga qindra qytetarë, të cilët i kanë pritur për t’i parë nga afër.
Kjo pjesëmarrje kaq e lartë i ka bërë përshtypje edhe një prej ish-konkurrentëve të “Për’puthen”, Shkëlqim Begës, i cili është habitur nga mikëpritja e madhe e njerëzve, kur ata nuk kanë bërë asgjë.
Po ashtu, ai tha se njerëzit e arsimuar të cilët kanë një punë nuk i intereson kush je dhe nuk e kanë ndjekur emisionin.“Vetëm njerëzit e ‘papunë’ na kanë ndjekur”, shtoi ai.