Shqiptarët që punojnë në Mal të Zi bllokohen në doganë, përplasen me policinë

Në doganën e Hanit të Hotit, që prej orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme, ka pasur një situatë të tensionuar.

Shqiptarët që punojnë në Malin e Zi nuk lejtohet të kalojnë kufirin dhe janë përplasur me policinë për dokumenetet e identifikimit dhe kartat e vaksinimit.

Qindra punëtëtorë janë bllokuar, dhe pavarësisht se kanë marrë vaksinën anti-Covid, pala shqiptare u kërkon të bëjnë tamponin e shpejtë që kushon 23 euro.

Një qytetar shprehet se ata nuk kanë asnjë leverdi pasi në Mal të Zi po punojnë për 25 euro.

Duke filluar nga sot, 14 shtator kanë hyrë në fuqi masat e reja të vendosura nga autoritetet e shtetit malazez. Të gjithë qytetarët e huaj që duan të udhëtojnë në Mal të Zi duket të kenë:

Një vërtetim që kanë kaluar 14 ditë nga rivaksinimi, për vaksinat që jepen me dy doza, ose kanë kaluar 14 ditë nga vaksinimi për vaksinat që jepen me një dozë;

Një test PCR negativ Covid-19 jo më të vjetër se 72 orë, ose testin pozitiv PCR nga i cili kanë kaluar të paktën 14 ditë, por jo më shumë se 180 ditë;

Test negativ antigjen, jo më të vjetër se 48 orë;

Ata që nuk përkojnë me masat e mësipërme duhet të karantinohen Izolimi mund të ndërpritet pas një testi PCR negativ, pas ditës së gjashtë nga kalimi i kufirit.


Shtuar 14.09.2021 09:29