Rrugët e vendit janë kthyer në marrës kryesor të jetës së shqiptarëve muajt e fundit.
Këtë informacion e bën të ditur Instituti i Statistikave, i cili tregon qartë se janë jo pak, por 165 persona që kanë humbur jetën gjatë këtij harku kohor.
Nga të dhënat zyrtare në 10 muaj kanë humbur jetën 165 persona si pasojë e aksidenteve që vijnë në rritje. Shumica e përgjegjësve janë të rinjtë që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor në drejtimin e automjeteve.
Aksidentet rrugore në Shqipëri nuk frenohen. Nga janari deri në tetor të këtij viti shifrat janë rritur me 17.6 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.
Të dhënat u bënë me dije nga Instituti i Statistikave, i cili konfirmon se gjatë këtij dhjetëmujori kanë ndodhur 1151 aksidente rrugore, 140 më shumë se ne 2020.
Shumë aksidentet rrugore kanë ndodhur në muajin që lamë pas. 179 persona janë gjymtuar apo kane humbur jetën në tetor, nga 148 që ishte në të njëjtin muaj te vitit qe shkoi.
Gjatë janar-tetorit, bilanci i aksidenteve ka qene edhe më tragjik pasi ka pasur më shumë të plagosur dhe persona që kanë ndërruar jetë.
Janë 165 persona të vrarë në rrugët e vendit nga përplasjet e mjeteve nga 153 të vdekur për të njëjtën periudhë.
Për dhjetëmujorin e këtij viti, në 85% të rasteve aksidentet kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit, ndërsa janë rritur dhe aksidentet që kanë si shkaktar këmbësorët.
Ndërkohë, numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 27.6 % të aksidenteve gjithsej.
Numrin më të madh të viktimave nga aksidentet e mban kryeqyteti me 51, ndjekur nga vjen, Fieri, Lezha, Elbasani dhe Durrësi./albeu.com/