Shqiptarët me gomone drejt Anglisë, ministri Çuçi: Është problemi i Britanisë, jo i joni

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka folur në Kuvend për shqiptarët që udhëtojnë ilegalisht me gomone drejt Britanisë së Madhe.

Çuçi deklaroi se është e natyrshme që njerëzit duan të lëvizin për një jetë më të mirë.

Gjithashtu sipas tij numri i azilkërkuesve është ulur ndjeshëm në krahasim me vitin 2015.

Sipas ministrit, shqiptarët që udhëtojnë drejt Britanisë së Madhe janë emigrantë në shtete të tjera të Europës që largohen drejt një shteti tjetër.

“Në 2015 kanë qenë 65 mijë azilkërkues, në 2021 kemi vetëm 11 mijë. Shiko çfarë rënie nga viti 2015 dhe deri më sot. Kjo është çështje shumë dimensionale. Nuk është vetëm për ministrin e Brendshëm. Njerëzit duan të lëvizin dhe të gjejnë një jetë më të mirë.

Kjo është e natyrshme. Por numri është ulur. Për emigrantët e paligjshëm drejt Mbretërisë ë Bashkuar nuk kemi pasur ndonjëherë marrëdhënie më të ngushtë mes agjencive ligjzbatuese të dy vendeve. Është problem i Britanisë së Madhe. E dimë që pjesa më e madhe janë shqiptarë.

Jemi partner te kjo gjë. Kemi çuar njerëz atje për t’u marrë me këto  çështje. E keqja që ka rritur numrin është legjislacioni që ata kanë për këtë gjë. Shqiptarët që kanë shkuar atje janë shqiptarë që kanë emigruar në vendet e Europës dhe ikin nga vendet e Europës drejt Britanisë së Madhe”, u shpreh Çuçi./albeu.com/