Në një komunikim për mediat , Flamur Noka tha se hakerat iranianë dhe rusë kanë në dorë çdo të dhënë të qytetarëve shqiptarë duke akuzuar qeverinë Rama se nuk bënë transparencë.
Më tej Noka theksoi se hackerat qeveritarë kanë ndërhyrë për të asgjësuar të dhëna.
Noka: E gjitha rrotullohej rreth faktit se Shqiptarët nuk duhet të informohen rreth situatës kibernetike. Drejtori i komanduar i shërbimit nuk tha asgjë, të gjitha u konfirmuan se sistemet janë hackeruar prej 14 muajsh. U konfirmua fakti se është hakeruar sistemi TIMS dhe MEMEX. U konfirmua se hackerat jo vetëm të iranit por rus dhe serb sulmojnë dhe kanë në kontroll të dhënat. Këto nuk mund ti kenë vetëm shqiptarët ndërsa armikët e këtij vendi i kanë të gjitha. Shqiptarët janë mashtruar, ka dhe sisteme dhe ku janë fshirë.