Të gjithë shqiptarët e viteve ’80 – ’90 e kujtojnë aktoren bukuroshe italiane Ornella Muti. Për më tepër, e mbajnë mend për filmat shumë të dashur të saj përkrah Adriano Celentanos dhe Francesco Nutit.
Ornella ka qenë në atë kohë në Itali, simboli i bukurisë në vitet ’80. Madje ajo është shfaqur edhe në pasarele së fundmi gjatë sfilatës Haute Couture, për miken e saj disenjatore, Ulvana Sergeenko.
Edhe pse shumë kohë që atëherë ka kaluar, ajo vazhdon të mbetet një ikonë e vërtetë e bukurisë./albeu.com