Shqiptarët e Kosovës dynden drejt Shqipërisë për të kaluar fundjavën në plazh

Ngrohja e temperaturave ka sjellë turistët e parë në Shqipëri.Qindra qytetarë të Kosovës kanë zgjedhur që të kalojnë këtë fundjavë në bregdetin e Shqipërisë.

Në doganën e Morinës, ka pasur një fluks të madh udhëtarësh që vinin nga Kosova në drejtim të Shqipërisë pasi edhe rreziku nga koronavirus tashmë është më i vogël falë imunizimit nga vaksinat.

Policisë Kufitare në Morinë i është dashur të aplikojë procedurën e përshpejtuar për shkak të fluksit dhe punën me kapacitet të plotë më gjashtë sportele për të shmangur radhët dhe pritjet e gjata.


Shtuar 22.05.2021 10:26