Gjermania ndalon hyrjen e turistëve britanikë, shkak mutacionet e koronavirusit

Hyrja e britanikëve në Gjermani do të ndalohet nga mesnata e së dielës , pasi Instituti Gjerman i Shëndetit Publik e caktoi Britaninë si një zonë të rrezikshme për shkak të mutacioneve të koronavirusit .

Për më tepër, hyrja do të lejohet për bashkëshortët dhe fëmijët nën moshën 18 vjeç të shtetasve ose banorëve gjermanë, për sa kohë që shtetasi gjerman në çdo rast udhëton me ta.

Hyrja në Gjermani do të lejohet gjithashtu në raste arsyesh humanitare emergjente, siç janë funeralet.

Në të gjitha rastet, çdokush që hyn në vend nga Mbretëria e Bashkuar kërkohet të jetë në karantinë për dy javë nga mbërritja, edhe nëse testohet negativisht.

Vendimi i Gjermanisë vjen menjëherë pas heqjes së kufizimeve për turistët spanjollë në Spanjë dhe pasi kryeministri spanjoll Pedro Sanchez tha se ishte “shumë i lumtur” që vendi i tij do të mirëpresë përsëri britanikët./albeu.com

Shtuar 22.05.2021 10:31