Shqipes i ka ardhur në majë të hundës me lajmet mbi jetën e saj private. E ftuar sot në “Shqipëria live”, ish-konkurrentja e “Përputhen” u nxeh kur moderatorja Erjona Rusi e pyeti nëse është e vërtetë që ka nisur një lidhje me Atdheun.
“Më keni çarë kokën Erjona”, tha Shqipja dhe u çua nga karrigia dhe hoqi mikrofonin për të lënë studion
“Tani po më bëni të dal jashtë kontrollit. Unë të vij këtu, ti thua lidhje me Atdheun.
Me Atdheun s’kam gjë, jemi shokë. Spekulohet me Atdheun, spekulohet me vëllain tim, spekulohet me Sheikun, Atdheu spekulohet me Borën…na keni… nuk e di…ju uroj gjithë të mirat”, tha Shqipja dhe u largua. /albeu.com/