Shqipëria zgjedh sot qeverisjen vendore, ja sa është pjesëmarrja deri në orën 18:00

Një orë para mbylljes së procesit të votimit, pjesëmarrja në rang vendi sipas KQZ ka qenë 36.39 %.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ deri më tani numri i qytetarëve që kanë ushtruar të drejtën e votës është 694863  nga 1909641 zgjedhës në listat e qendrave të votimit.

Këtë 14 maj, qytetarët u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e bashkive si dhe anëtarët e këshillave bashkiak për 4 vitet në vijim.

Ndërkohë në Tiranë pjesëmarrja deri në orën 18:00 ka qenë 37.43 %, në Durrës 31.01% dhe në Elbasan 34.11%./Albeu.com.


Shtuar 14.05.2023 18:57