Shqipëria vendosi/ Rama nuk heq dorë nga përralla me patronazhistët: Ata e dinë kush ka votuar dhe kush jo!

Rama pas mbylljes së votimit ka dalë në një deklaratë për mediat ku është ndaluar në falenderimin e patronazhistëve.

“Përshëndetje të gjithëve socialistëve se votat janë në kuti, që të gjitha. Populli ka folur, tani duhet të dëgjojmë popullin dhe detyra jonë, detyra e çdo numëruesi dhe çdo vëzhguesi në çdo qendër numërimi, është që me përgjegjësinë më të lartë të kontribuojë në numërimin korrekt të votave në kuti.

Hamendjet, sondazhet, Exit-pollet pavarësisht faktit se na japin ne forcë, mbeten thjesht në kuadër të parashikimeve.

Tani është rezultati i kutive të votimit, që është rezultati i ndjeshjes. Ju lutemi shumë të gjithëve, përqendrohuni në qëllimet tuaja. Dua ta përsëris që falenderojmë patronazhistët dhe patronazhistet, që janë ata që e dinë më mirë se të tjerët kush ka votuar dhe kush jo.

Dhe duke qenë se në zonat e tyre ata janë të bindur për rezultatin e punës, dua t’i siguroj se edhe të tjerët janë të siguruar.

Tani është momenti për të gjithë rrjetin e patronazhistëve që të ndjekin nga shtëpia vazhdimin e  këtij procesi dhe nesër dielli do të lindë përsëri. Shqipëria do të buzëqeshë.”-u shpreh ai.

 

 


Shtuar 25.04.2021 20:24