Shqipëria “ngrihet”! Shihni ku ndodhemi në renditjen e FIFA-s (FOTO LAJM)

Ndeshjet e shtatorit kanë përfunduar dhe tani është momenti i llogarive. FIFA pritet që nesër të nxjerrë renditjen zyrtare për përballjeve të luajtura së fundmi, ku priten ndryshime në listë. Shqipëria ka lënë pas një fazë me nota pozitive, ku ka marrë 2 fitore nga 3 të mundshje. Rezultatet e marra me Hungarinë dhe San Marinon i rrisin kuqezinjtë me 3 pozicione në tabelë dhe nga vendi i 69 do të shkojnë në të 66-in.

Ndërkohë humbja me Shqipërinë dhe ajo ne Anglinë peshojnë shumë në rivalët e grupit tonë, Hungarisë, të cilët kana humbur tre pozicione në renditjen e FIFA-s. Nga vendi i 37 përfundon në të 40-in. Ky muaj ka folur pozitivisht edhe për Poloninë, e cila me 7 pikët e marra kapërcen tre vende në listë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Renditja e skuadrave të grupit I në lsitën e FIFA-s:

Polonia 1531,82 pikë

Hungaria 1456,93 pikë

Shqipëria 1367,73 pikë

Andorra 133,27 pikë

San Marino 791,19 pikë/albeu.com


Shtuar 11.09.2021 09:51