EMRAT/ Pronari e kuzhinieri në pranga, shkon në 20 të helmuar nga dasma në Durrës

Është rënduar bilanci i helmimit në Durrës ku tashmë raportohen për të paktën 20 persona të shtruar, mes tyre edhe fëmijë.

Të helmuarit vijna nga një ceremoni martesore ditën e djeshme, dhe fillimisht u raportua për vetëm 5 të helmuar.

Në ambientet e spitalit të Durrësit qëndrojnë ende 5 persona, gjendja e të cilëve paraqitet më serioze, ndërkohë që policia ka arrestuar dy persona për ngjarjen.

Dasma në fjalë është organizuar në një kompleks, në afërsi të autostradës Tiranë-Durrës dhe të arrestuarit janë pronari i këtij biznesi Pajtim Kaçani dhe kuzhinieri Bledar Hasa.

Mbetet e paqartë se çfarë e ka shkaktuar helmimin masiv, ndërkohë që personat janë të afërm dhe të njohur mes tyre, duke qenë se të gjithë kanë qenë pjesë e të njëjtës ceremoni.

Dëshmia e pronarit:

S’ka pasur probleme me ushqimin edhe transporti është bërë brenda normave ccdo produkt ka qenë i freskët.

Dëshmia e kuzhinierit:

Gatimi i ushqimit është bërë në mënyrë korrekte, produktet po ashtu kanë qenë të fresketa kam qenë i kujdessheëm si gjithmonë.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit P. K., 50 vjeç (pronari i një restoranti) dhe B. H., 33 vjeç (kuzhiner), të 2 banues në Durrës, pasi ditën e djeshme, gjatë një ceremonie martesore, dyshohet se janë helmuar nga ushqimi 5 shtetas të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme. /albeu.com/

 


Shtuar 11.09.2021 10:00